Home » Liga e Kampionëve » Rikthehet Champions League

Rikthehet Champions League

Një erë spektakli do të fryjë sërish mbi Europën e futbollit, muzika e kampionëve do të pushtojë sërish mbremjet kontinentale me magjinë e Uefa Champions League.

Kompeticioni i emocioneve të mëdha, I gjigandëve të lojës dhe I yjeve që shkëlqejnë rikthehet pas një pauze dy mujore, për të na rrëmbyer të gjithëve në rrotullimin e një topi, e për të na bërë të ndjejmë sërish aromën e barit të lagur të arenave më në zë të Europës për të tjera minuta që rrëshqasin miksuar me pasionin e cdo britme goli në kompeticionin më madhor të botës për klube.

Rrugëtimi do të nisë fillimsiht nga sfidat e 1/8 të ndara në dy javë të ndryshme, me nga dy cifte për cdo të martë e të mërkurë, dhe të transmetuara live si cdo vit dhe në Supersport, që do të ofrojë sërish mundësinë për të mos humbur asgjë që ndodh në ndeshjet e raundit me eleminim direkt deri në finale e madhe të Uembllit më 26 maj.

Celtic-Juventus dhe Valencia-Psg do të jenë dy ciftet e para që do të zbresin në fushë, për të vazhduar më pas të mërkurën, me një Real Madrid – Manceshter United, e denjë për një finale të parakohshme apo dhe Shakhtar Donetsk e Borusia Dortmund. Gjithsesi topi I parë në këtë champions për vitin 2013, do të shkelmohet në Celtic Park dhe në Mestalla.

Në sfidën e Skocisë, Celtic pasi surprizoi përballë Barcelonës në fazën e griupeve do të provojë të ngrejë zërin dhe ndaj Juventusit, që pasi u rikthye I madh në itali do të provojë të vazhdojë misionin dhe në Europë.

Ndërsa një duel fqinjësh mund të konsiderohet ai mes Valencias dhe Paris Sent Zhermenit, ku spanjollët do të përpiqen t’I japin vlerë eksperiencës së tyre në këtë turne përballë milionave të francezëve, që I kanë mundësuar ndërtimin e një skuadre kompetitive por dhe ambicioze për të kërkuar suksesin pse jo dhe në arenën ndërkombëtare. Por për të gjitha këto do të fjalë e fundit I takon fushës, asaj të uefa champions league.

Shpërndaje:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • del.icio.us
  • TwitThis
  • Live
  • Postoje tek Ngjarjet
  • StumbleUpon
  • Technorati
Etiketat:

Komentoni