Home » Basketbolli i Kosovës » Rexhepi: Fituam sepse e merituam

Rexhepi: Fituam sepse e merituam

florian rexhepiFlorian Rexhepi, ndër basketbollistët më të mirë në radhët e Big Brother Bashkimin, ka thënë se fitorja ndaj Pejës është arritur falë lojës më të mirë.

“Është herët të themi se BB Bashkimi është në rrugën e duhur, por na presim edhe shumë punë të tjera. Mund të ndodh të ketë edhe ndryshime, që me gjasë pritet edhe përforcime me basketbollistë të rinj. Kjo çështje është e kryesisë, por diçka do të bëhet në këtë klub me traditë.

Sa i përket fitores që kemi arritur kundër Pejës ka qenë e merituar. Në dy çerekët e parë ishim rivalë të barabartë, por në dy çerekët e fundit dëshmuam lojë më të mirë dhe korrëm fitore”, tha Rexhepi.

Shpërndaje:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • del.icio.us
  • TwitThis
  • Live
  • Postoje tek Ngjarjet
  • StumbleUpon
  • Technorati

Komentoni