Home » Atletikë & Olimpiadë » Rekordi i zi olimpik i Shqipërisë

Rekordi i zi olimpik i Shqipërisë

Rekordi i zi olimpik i ShqipërisëShqipëria është ende në pritje të medaljes së parë olimpike. Në Lojëra Olimpike verore Shqipëria është paraqitur për herë të parë në vitin 1972, ndërsa nga viti 1992 garon rregullisht në këtë ngjarje, që është më e madhja sportive. Ndonëse nuk ka medalje, Shqipëria ka një rekord të Lojërave Olimpike.

Mban një rekord të zi, një rekord që nuk i bën të mburren sportistët e Shqipërisë dhe drejtuesit e Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar (KOKSH). Shqipëria mban vendin e parë për bojkotin më të gjatë të pandërprerë që u ka bërë Lojërave Olimpike. Ka bojkotuar katër Olimpiada verore rresht: të vitit 1976, 1980, 1984 e 1988, shkruan Koha Ditore.

“Nga gushti i vitit 1972 deri në vitin 1992, plot 20 vjet, Shqipëria do të bëhej shteti më bojkotues në historinë e Lojërave Olimpike, rekord që sot e kësaj dite ende nuk është thyer prej asnjë shteti tjetër”, ka shkruar gazetari i njohur sportiv i Shqipërisë, Besnik Dizdari.

Arsyet për bojkotimin e katër olimpiadave rresht ishin krejt politike. Shqipëria komuniste në atë kohë u izolua nga bota dhe kjo preku edhe sportin.

“Shqipëria nuk merr pjesë në Montreal në vitin 1976 pasi Kanadaja është ‘motra e vogël e SHBA-së; Shqipëria nuk merr pjesë në Moskë 1980 pasi ‘BRSS-ja është social-imperializmi sovjetik; Shqipëria nuk merr pjesë në Los Angeles 1984, sepse kjo është ‘Olimpiada e imperializmit amerikan; Shqipëria nuk merr pjesë në Seoul 1988, sepse kjo është ‘Olimpiada e Koresë së Jugut, shërbëtores së SHBA-së dhe shtetit kapitalist ndër më të zhvilluarit”, ka shkruar Dizdari për bojkotimin që u është bërë Lojërave Olimpike verore nga Shqipëria.

Shpërndaje:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • del.icio.us
  • TwitThis
  • Live
  • Postoje tek Ngjarjet
  • StumbleUpon
  • Technorati

Komentoni