Home » Futboll » Realin e brengos Kaka

Realin e brengos Kaka

leite-kakaDrejtuesit e Real Madridit së bashku me trajnerin Manuel Pellegrini kanë filluar të dyshojnë në formën e mesfushorit brazilian Leite Kaka, shkruan të mërkurën gazeta spanjolle “AS”.

Kaka 27-vjeçar që kur u transferua te Reali nga skuadra e Milanit nuk ka treguar formë të lartë dhe deri më tani ka shënuar vetëm katër gola, dy prej tyre nga penalltia.

Kaka deri më tash sipas krerëve madrilen ndeshjen më të mirë e ka luajtur kundër skuadrës së Barcelonës, në të cilën Reali pësoi humbje me rezultat minimal 1:0. Mesfushori brazilian gjatë kësaj vere erdhi te skuadra e Real Madridit, që për shërbimet e tij pagoi një dëmshpërblim prej 65 milionë eurosh. .kohanet

Shpërndaje:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • del.icio.us
  • TwitThis
  • Live
  • Postoje tek Ngjarjet
  • StumbleUpon
  • Technorati

Komentoni