Home » Kampionati Spanjoll » Reali triumfon

Reali triumfon

Futbollistët e Realit arkëtuan tri pikë të rëndësishme para adhuruesve të vet, duke mundur me shifra 2:0 skuadrën e Mallorcas, në javën e 17-të të Kampionatit të Spanjës në futboll.

Futbollisti Higuaín në minutën e tetë e ka kaluar në epërsi skuadrën madridase. Në vazhdim të lojës Reali luajti më të gjitha forcat, duke sulmuar pareshtur në drejtim të portës së Mallorcas. Në pjesën e dytë të ndeshjes, Granero shënoi për rezultatin 2:0 pikërisht në minutën e 50-të.

Real Madridi arkëtoi tri pikë të rëndësishme, të cilat e kaluan përkohësisht në vendin e parë të tabelës së klasifikimit me 41 pikë të tubuara, duke e lënë pas vetes më një pikë më pak, Barcelonën, e cila është duke zhvilluar ndeshjen si udhëtues me Tennerifen.

Shpërndaje:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • del.icio.us
  • TwitThis
  • Live
  • Postoje tek Ngjarjet
  • StumbleUpon
  • Technorati
Etiketat: ,

Komentoni