Home » Futboll » Reali lufton për Paton

Reali lufton për Paton

Klubi mbretëror, Real Madridi, ia ka vënë syrin futbollistit Alexandre Pato. Madridasit e kanë këtë gjë shumë seriozisht dhe tashmë kërkojnë shërbimet e këtij futbollistit të spikatur.

Pas Kakas që ia morën gjatë verës tashmë mëtojnë edhe Paton ta sjellin në “Santiago Bernabeu”. Reali është i gatshëm të shkel sërish një shumë të madhe parash vetëm e vetëm ta arrij qëllimin e vet, që futbollistin Pato ta sjellin në Madrid. Këtij futbollistit i janë ofruar 65 milionë euro.

Prandaj, Milan mund të ketë punë të vështirë për të mbajtur edhe një yll në skuadër, pasi Real Madridi thuhet se do të ofrojë një shumë të parefuzueshme për Paton. Burime nga Italia shkruajnë se Real Madridi ka ofruar 65 milionë euro për të transferuar të riun brazilian këtë afat kalimtar.

Milani menjëherë ka refuzuar ofertën, pasi ka parë pasojat këtë kampionat nga humbja e Kakas po te Reali gjatë verës. Por presidenti i klubit mbretëror Florentino Perez nuk dëshiron të heqë dorë, derisa përgatitet të gjejë zëvendësim për kapitenin e klubit, Raul, këtë vit.

Dihet se Reali ka qenë klubi i vetëm në botë që gjatë verës pat shkelur me 94 milionë euro kur pati blerë Cristiano Ronaldon nga Manchester Unitedi.

Synimi i madridasve është të fitojnë Champions Leaguan dhe titullin e kampionit në Spanjë. Reali është kualifikuar në tetën e finales së Champions Leagua, ndërsa në Spanjë e mban vendin e dytë me 38 pikë ose dy më pak se lideri, Barcelona.

Shpërndaje:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • del.icio.us
  • TwitThis
  • Live
  • Postoje tek Ngjarjet
  • StumbleUpon
  • Technorati

2 Responses to " Reali lufton për Paton "

  1. shpend says:

    po edhe krejit nuk yjet mi marr reali i maridt nuk mundet ma fitu as primera divizjonin e as ligen e kampijonve se te real madridi futbollisti nuk mundet me kallxue veten real madridi vetem shka i shkatrron lejtaret qe rasti me kakan sun po e tregon as gjysmen e lojes qe e katregu te skuadra kampijone e te gjitha kohrave milano e famshme tung ju pershendet shpendi nga zvicrra ju dua shum

  2. ridvan says:

    ska lojtar qi ska qef me lu per Realin edhe ribeerin kena me ble edhe paton qa po doni tjetter

Komentoni