Home » Futboll » Reali i Madridit favorit në garën për Kristianon e ri

Reali i Madridit favorit në garën për Kristianon e ri

Skuadra e Realit të Madridit është një ndër skuadrat e shumta që është e interesuar për shërbimet e talentit të skuadrës franceze Lil, Eden Azar.

Sipas “Marca” skuadra “mbretërore” është në avantazh përballë skuadrave tjera të interesuara për shërbimet e këtij talenti i cili ka zgjuar interes nga shumë klube evropiane (Inter, Barcelona, Mançester Junajted, Arsenal).

Futbollisti me prejardhje belge i lindur më vitin 1991 ka një të ardhme të mirë para tij dhe shumica e ekspertëve të futbollit e shohin atë si një pasardhës të Kristiano Ronaldos. Azar idhull të tij ka francezin Zinedin Zidan dhe mu për këtë shkak preferon të luaj te skuadra e Realit, mirëpo vetëm pas një viti pasi dëshira e tij është që edhe më tej të luaj te skuadra franceze e Lilës.

“ Jam i kënaqur që ekipe si Arsenali dhe Real Madridi më dëshirojnë në radhët e tyre. Unë e di që edhe  Barcelona dhe Interi janë skuadra të interesuara për mua, por unë megjithatë kam një preferencë të veçantë për skuadrën “mbretërore” si dhe për “topçinjtë” e Arsenalit,” –  komentoi një javë më parë super talenti i Lilës.

Shpërndaje:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • del.icio.us
  • TwitThis
  • Live
  • Postoje tek Ngjarjet
  • StumbleUpon
  • Technorati
Etiketat:

Komentoni