Home » Futboll » Reali 100 milionë për Pogban

Reali 100 milionë për Pogban

Reali 100 milionë për PogbanReal Madrid është i gatshëm të paguajë 100 milionë euro për transferimin e mesfushorit të Juventusit, Paul Pogba, gjatë afatit kalimtar të verës.

Real Madrid është duke planifikuar një përforcim të madh, për afatin kalimtar të verës.

Sipas të përditshmes sportive italiane “Tuttosport”, njësoj sikurse në vitin 2011 kur angazhuan francezin Zinedine Zidane nga Juventus, gjiganti madrilen kësaj radhe kërkon një tjetër francez nga Bianconerët, mesfushorin Paul Pogba.

Pogba është zhvilluar shumë në vitet e fundit dhe është shndërruar në një prej futbollistëve kryesorë të Juventusit. Mirëpo, Real Madrid shpreson ta ketë në Santiago Bernabeu për sezonin e ri duke ofruar 100 milionë euro për shërbimet e tij.

Shpërndaje:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • del.icio.us
  • TwitThis
  • Live
  • Postoje tek Ngjarjet
  • StumbleUpon
  • Technorati

Komentoni