Home » Futboll » Real për 2 milionë € në Tiranë

Real për 2 milionë € në Tiranë

JulyDrejtuesit e Real Madridit kanë arritur marrëveshje për një ndeshje miqësore në Shqipëri me biznesmenin e njohur, Rezart Taçi, njoftojnë mediet e huaja.

Madje, sipas Tribalfootball, 9 herë kampioni i Europës për vizitën në Shqipëri do të përfitojë 2 milionë €.

“Ekipi i Real Madridit do të jetë pjesëmarrës në ‘Taçi Oil Cup’ në Tiranë gjatë muajit dhjetor, ndërsa gjigantët spanjollë do të marrin 2 milionë € për këtë paraqitje”, ka shkruar Tribalfootball.com.

Ndeshja për trofeun e tretë “Taçi Oil” mes Realit te Madridit dhe Gramozit, do të luhet më datën 21 dhjetor “ në orën 19:00, ndërkohë që për të pasur një përfaqësim sa me dinjitoz, ekipi nga Erseka do të përforcohet me futbollistë që luajnë në klubet tjera të Superligës shqiptare.

Presidenti i kompanisë “C”, Rezart Taçi, në dy edicionet e para të kësaj kupe në Tiranë solli gjigantin italian Milan. Për Rossonerët spekulohej se kanë përfituar mbi 1 milion € për takimet në Tiranë./express

Shpërndaje:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • del.icio.us
  • TwitThis
  • Live
  • Postoje tek Ngjarjet
  • StumbleUpon
  • Technorati

1 Response to " Real për 2 milionë € në Tiranë "

  1. ariupolar says:

    dakort o shoke qe do te na vije reali.eshte mrekullia vete,po sa do te jete bileta per ta pare?gjithsesi eshte enderr qe behet realitet per te gjithe tifozet.

Komentoni