Home » Futboll » Real Madrid: Ronaldo lojtar i jshtëzakonshëm

Real Madrid: Ronaldo lojtar i jshtëzakonshëm

Cristiano Ronaldo Real MadridFutbollisti më i shtrenjtë në botë, Cristiano Ronaldo, vlerësohet lartë nga klubi mbretëror, Real Madridi.

Ai është futbollistë i shkathët dhe në të cilin madridasit llogarisin se do të jetë edhe futbollisti që do t’i sjellë titullin e Spanjës dhe atë të Champions Leagua. Edhe presidenti i Real Madridit, Florentino Perez, thotë se skuadra është e ngazëllyer me muajt e parë të Cristiano Ronaldos në klubin spanjoll.

“Pavarësisht se qëndroi dy muaj jashtë fushe për shkak të lëndimit në gju, Ronaldo ka qenë i jashtëzakonshëm për Real Madridin që nga arritja e tij nga Manchester United gjatë verës, për një shumë prej 94 milionë euro. Ai dëshiron të jetë më i miri dhe këtë dëshiron edhe Reali, andaj ky është një kombinim shumë i mirë.

Ne kemi nevojë për lojtarë të cilët mendojnë se ëndrrat nuk janë të parealizueshme. Unë e njoh atë dhe ka shumë gjëra që thuhen dhe të cilat nuk janë të vërteta. Cristiano Ronaldo dhe Bernabeu janë një kombinim i përkryer”, tha Perez.

Shpërndaje:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • del.icio.us
  • TwitThis
  • Live
  • Postoje tek Ngjarjet
  • StumbleUpon
  • Technorati

1 Response to " Real Madrid: Ronaldo lojtar i jshtëzakonshëm "

  1. florim says:

    valla c.ronaldo hallall, ma i miri ne bot jee,

Komentoni