Home » Kampionati Spanjoll » Raul mund të pensionohet në fund të sezonit

Raul mund të pensionohet në fund të sezonit

raulLegjenda e Real Madridit, Raul Gonzalez, është duke e shqyrtuar mundësinë për t’i dhënë fund karrierës futbollistike në fund të këtij sezoni.

El Mundo Deportivo shkruan se kapiteni i Los Blancos nuk dëshiron që të jetë vazhdimisht zëvendësues te Mbretërit, ndërsa ai njëherit nuk planifikon të kërkojë një skuadër tjetër për të luajtur rregullisht.

Duke qenë se Raul është vazhdimisht në bankën rezervë, thuhet se presidenti Florentino Perez ka vendosur që ta bëjë kapiten portierin Iker Casillas.

Kështu që sulmuesi spanjoll, i cili deri në fund të sezonit do t’i ketë 33 vjet, është duke menduar për të zënë një vend në hierarkinë e Real Madridit, pasi ta mbyllë karrierën si futbollist aktiv. /Telegrafi/

Shpërndaje:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • del.icio.us
  • TwitThis
  • Live
  • Postoje tek Ngjarjet
  • StumbleUpon
  • Technorati

Komentoni