Home » Kampionati Kosovar » Ranë në grackën e Flamurtarit!

Ranë në grackën e Flamurtarit!

KEK-u nga Kastrioti e ka nxehur fort luftën për titull me fitoren që ka arritur ndaj Hysit nga Podujeva, në ndeshjen e javës së 29-të të Raiffeisen Superligës së Kosovës në futboll.

Në fakt, ia prishi qetësinë Trepçës dhe e ka futur në siklet në katër ndeshjet e ardhshme. Kryetrajneri i Trepçës nga Mitrovica, Gani Sejdiu, tha se nuk ka nevojë të shqetësohen sepse pesë pikë para KEK-ut janë edhe një kredit i madh. Mirëpo, barazimin me Flamurtarin me shifra 0:0 as në ëndërr nuk e kishte parë se lerë më të ndodh në Mitrovicë.

Sejdiu ka llogaritur fitore të sigurt kundër Flamurtarit por një gjë nuk u realizua, pasi që sipas tij, futbollistët ranë në gracë t gjyqtarit dhe futbollistëve të Flamurtarit Trepça kryeson tabelën me 52 pikë, kurse pozitën e dytë e mban KEK-u me 47 pikë.

“Nuk e kam pritur barazimin me Flamurtarin e Prishtinës, por ajo ndodhi dhe në futboll mund të ngjajnë këto rezultate. Futbollistët e mi ranë pjesë e provokimeve, simulimeve të futbollistëve të rivalit, madje edhe në grackë të gjyqtarit. Pavarësisht kësaj, futbollistët e mi nuk është dashur të bien në gracka të tilla, por të luajnë lojën e tyre. Mirëpo, ajo ndodhi dhe rivali diti të aplikojë me mjeshtëri provokimet e simulime dhe arriti qëllimin e vet. Para ndeshjes i kam këshilluar futbollistët që të jenë të kujdesshëm sepse Flamurtari gjithmonë ka qenë rival i papërshtatshëm, por çuditërisht futbollistët e mi ranë në këtë grackë.

Sikur të fitonim ndeshjen 99 për qind do të bëhemi kampion, por prapë ka edhe katër ndeshje dhe kemi pesë pikë para, që në fakt janë kredit i madh. Gabimet që i bëmë më Flamurtarin duhet rikuperuar dhe të mos ndodhin në ndeshjet e ardhshme. Më mirë që ndodhën këto gabime në ndeshjen me Flamurtarin sesa të kishin ndodhur më vonë se vërtet do të ishte e pariparueshme.

Ka edhe katër ndeshje dhe kemi të gjitha përparësitë si në aspektin e futbollistëve më të mirë, po ashtu edhe të kushteve dhe konsideroj se Trepça do të kremtojë titullin në fund. Fundja futbollistët tanë assesi nuk duhet të jenë komod, por të luajnë edhe katër ndeshje me vetëmohim të pashoq.

Trepçës deri në fund i duhen edhe tetë pikë po qese KEK-u arrin të gjitha fitore. Vetëm një barazim i KEK-ut diku, Trepçës i mjaftojnë dy fitore dhe të bëhet kampion. Është e pamundur që KEK-u të mos gabojë diku, ose të luajë baras, ose të pësojë humbje. Nuk e besoj se ata kanë takat t’i fitojnë të gjitha ndeshjet qoftë brenda apo jashtë fushës së tyre”, tha Sejdiu.

Pavarësisht se KEK-u iu është afruar për pesë pikë, Sejdiu thotë se nuk kanë pse të brengosen, por sipas tij, epërsinë e kanë të mirë në tabelë. Trepça synim e ka që pas 18 vjetësh të kthejë titullin në qytetin e “Minatorëve” dhe në qytetin që ka traditë të futbollit. Edhe katër javë deri në fund pritet luftë e rreptë për titullin e kampionit.

Trepça në fundjavë i shkon Lirisë në Prizren, kurse rivali i tij për titull, KEK-u pret në shtëpi Ferizajn që ka rehatuare veten pas fitores kundër Kosovës së Vushtrrisë. /botasot

Shpërndaje:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • del.icio.us
  • TwitThis
  • Live
  • Postoje tek Ngjarjet
  • StumbleUpon
  • Technorati
Etiketat: , , ,

Komentoni