Home » Formula 1 » Raikkonen së shpejti nënshkruan kontratën me Citroenin

Raikkonen së shpejti nënshkruan kontratën me Citroenin

kimi_raikkonen_2007Ish-kampioni i botës në Formula 1, finlandezi Kimi Raikkonen, është shumë afër që të firmosë kontratë me skuderinë Citroen dhe të garojë vitin e ardhshëm në kampionatin botëror të Rallyt.

Kanë mbetur vetëm disa detaje të vogla deri te nënshkrimi i marrëveshjes me këtë skuderi. Raikkonen do të garonte me Citroenin në 13 garat e Rallyt stinorin e ardhshëm.

Finlandezi më herët ka bërë të ditur se do të pushojë nga Formula 1 për një vit, pasi që kishte dështuar të firmoste kontratë me McLaren-Mercedesin. Raikkonen në rast se firmos  Citroenin, do ta ketë koleg në skuderi kampionin e gjashtëfishtë të Rallyt, francezin Sebastien Loeb.

Raikkonen më herët kishte bërë një garë në Rally. Ai kishte garuar sivjet në Rallyn në Finlandë ku me Abarth Grande Punto përfundoi i 15-ti.

Shpërndaje:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • del.icio.us
  • TwitThis
  • Live
  • Postoje tek Ngjarjet
  • StumbleUpon
  • Technorati

Komentoni