Home » Formula 1 » Räikkönen: Nuk di nëse do të kthehem në Formula 1

Räikkönen: Nuk di nëse do të kthehem në Formula 1

raikkonePiloti finlandez Kimi Räikkönen ka pranuar se ekziston mundësia që të mos kthehet në Formula 1, të cilën para dy viteve ishte kampion i botës.

Ish pilot i Ferrarit në vitin që vjen do të paraqite në garat reli. Do të jetë anëtar i skuadrës franceze Citroën Junior.

“Për vitin 2011 të gjitha opsionet janë të hapura. Do të shohim se si do të rrjedhin gjërat në reli, pastaj do të vendos. Nuk do të nxitoj”, ka deklaruar finlandezi 30-vjeçar për Autosport, duke folur për herë të parë për ndërprerjen e bashkëpunimit me Ferrarin.

“Mendoj se e di përgjigjen pse u ndamë. Nuk ka pasur asnjë lidhje me vozitjet e mia. Mendoj se çdo gjë është e lidhur me tërheqjen e Santaderit ( sponsori personal i Fernando Alonsos, ndërsa tash edhe sponsor kryesor i Ferrarit).

Ndoshta janë marrë vesh për një bashkëpunim afatgjatë. Nuk e di”.

Shpërndaje:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • del.icio.us
  • TwitThis
  • Live
  • Postoje tek Ngjarjet
  • StumbleUpon
  • Technorati

Komentoni