Home » Formula 1 » Raikkonen firmos kontratë një vjeçare me Citroënin

Raikkonen firmos kontratë një vjeçare me Citroënin

Kimi-RaikkonenLondër, 4 dhjetor – Ish-kampioni i Formula 1 finlandezi Kimi Raikkonen ka firmos kontratë njëvjeçare me Citroënin dhe edicionin e ardhshëm do të garoj në Kampionatin Botëror të rallyt.
Raikkonen kampioni i F1 në vitin 2007 më herët mori vendim që të pushojë një vit nga kjo seri e garave, pasi i dështoi marrëveshja me McLaren-Mercedesin.
“Ne kemi firmos kontratë njëvjeçare. Do të shohim më pas se çfarë do të ndodh në të ardhmen. Unë mezi pres që të garoj në kampionatin tim të parë në rally”, ka thënë Raikkonen.
Raikkonen kishte garuar në rally vitin e kaluar në garën e mbajtur këtë vit në Finlandë.
“Unë gjithmonë kam dashur të garoj në rally, veçanërisht në botëror. Unë tash kam rastin që të garoj me veturën më të mirë të kësaj serie Citroën C4. Kjo është sfidë e re, por mjaft emocionuese për mua”, ka thënë Raikkonen.

Shpërndaje:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • del.icio.us
  • TwitThis
  • Live
  • Postoje tek Ngjarjet
  • StumbleUpon
  • Technorati

Komentoni