Home » Kampionati Kosovar » Raiffeisen Superliga nis me befasi

Raiffeisen Superliga nis me befasi

Xhiroja e parë e Raiffeisen Superligës së Kosovës në futboll ka nisur me befasi. Kështu në Mitrovicë, kampioni i sezonit të shkuar, Trepça humbi një pikë me Drenicën, duke barazuar 1:1.  Kapiteni i minatorëve, Elvis Osmani shënoi për 1:0, kurse barazoi mesfushori i Drenicës, Mensur Limani.

Mund të vlerësohet befasi edhe debutimi i suksesshëm i Ballkanit të Suharekës, ekip ky i cili në Prizren mposhti 2:1 ekipin me përvojë të madhe nga kryeqyteti, Flamurtarin. Gjeraj e Patrik Doçi ishin golashënues për Ballkanin, kurse Alban Bellopoja e zvogëloi epërsinë në 2:1.

Fitoren më bindëse në këtë xhiro realizoi ekipi i Hysit, të cilit i prin trajneri me më së shumti trofe, Bilbil Sokoli. Në Merdar, Hysi e shkatërroi Lirinë e Prizrenit me rezultat të thellë 5:0. golat i shënuan Labinot Osmani (6′, 73′), Mentor Zhdrella (27′), Kastriot Rexha (40′) e Granit Çekaj (81′).

Në Pejë ndërkaq, Haxhi Zeka e Fetim Kasapi kanë realizuar nga një gol për t’i siguruar skuadrës së tyre Besës fitore në hapje të kampionatit. Skuadra pejane të dielën mposhti Vëllaznimin e Gjakovës me rezultat 2:1. për ekipin gjakovar, golin e vetëm e shënoi Virtyt Hashani.

E vetmja ndeshje pa gola u luajt në Ferizaj, ku ekipi vendës barazoi me skuadrën tjetër mitrovicase, Trepça ’89.

Shpërndaje:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • del.icio.us
  • TwitThis
  • Live
  • Postoje tek Ngjarjet
  • StumbleUpon
  • Technorati

Komentoni