Home » Kampionati Kosovar » Raiffeisen Superliga: Fitore të vendësve

Raiffeisen Superliga: Fitore të vendësve

Trepçës ’89 iu dha një mundësi e artë që nga Prishtina të kthehet me pikë. Në minutën e 51-të Prishtina mbeti pa një lojtar, pasi portieri i Prishtinës Flamur Neziri shkaktoi penallti dhe u përjashtua.

Nga penalltia kapiteni Shpëtim Idrizi ishte i saktë dhe kaloi Trepçën ’89 në epërsi. Por kjo ishte e tëra që ekipi mitrovicas mundi të bëjë në ndeshjen kryesore të javës së 23-të të Raiffeisen Superligës në futboll. Prishtina edhe me dhjetë lojtarë ia doli të rikthejë rezultatin dhe në fund të fitojë me shifrat 3:1.

Në Pejë, ndërkaq Besa i është revanshuar skuadrës së Flamurtarit për humbjen e shkaktuar para një jave në Prishtinë. Ekipi pejan të dielën mposhti Flamurtarin me rezultatin 2:0 në stadiumin “Shahin Haxhiislami” në Pejë.

Bernard Berisha (43′) dhe Elvis Gacaferi (84′) shënuan për fitoren e Besës. Me këtë fitore skuadra pejane forcohet në pozitën e tretë me 36 pikë, kurse Flamurtari bie në pozitën e dhjetë me 23 pikë të grumbulluara.

Mesfushori Bardhyl Kaçiu, me një gol të realizuar nga penalltia, ka kursyer kampionen në fuqi nga dështimi në takimin me Vëllaznimin, duke fituar  para tifozëve të saj me rezultatin 1:0.

Në Merdar, sulmuesi Enis Zabërgja (25′, 73′) dhe mesfushori Yll Hoxha (90′) i kanë siguruar Hysit fitoren 3:0 përballë skuadrës së Drenicës.

Me këtë fitore Hysi vazhdon të mbajë të gjalla shpresat për titullin e kampionit, pasi numëron 45 pikë, shtatë më pak se liderja Prishtina (52). Drenica ka zbritur në pozitën e nëntë me 25 pikë dhe futet në mesin e skuadrave të rrezikuara për të humbur statusin elitar.

Rezultatet e djeshme:

Liria – Ballkani    1:2
KEK-u – Ferizaj        1:1

Në javën e 24-të, më 16/17 prill, do të takohen KEK-u – Trepça ’89, Ferizaj – Trepça, Vëllaznimi – Liria, Ballkani – Besa, Flamurtari – Hysi dhe Drenica – Prishtina.

Shpërndaje:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • del.icio.us
  • TwitThis
  • Live
  • Postoje tek Ngjarjet
  • StumbleUpon
  • Technorati

Komentoni