Home » Futboll » Rafa Benitez lëvdata për Higuain

Rafa Benitez lëvdata për Higuain

Rafa Benitez lëvdata për HiguainMenaxheri i Napolit, Rafa Benitez, është ndarë i kënaqur me fitoren 1-0 ndaj Lazios dhe ka lëshuar lëvdata për autorit e golit të vetëm të takimit, Gonzalo Higuain.

“Mendoj se Gonzalo po kalon një sezon të shkëlqyeshëm dhe ka luajtur në një nivel shumë të lartë”, ka thënë Benitez, transmeton Telegrafi.

“Ai e bëri dallimin në Superkupë dhe ai e bëri të njëjtën gjë sot. Ai është sulmues, që e bën mbrojtjen kundërshtare gjithmonë të ketë frikë nga ai”.

“Gonzalo po dëshmon se ai është i fokusuar për të dhënë më të mirën. Mendoj se është shumë herët të diskutojmë të ardhmen e tij dhe ai duhet të fokusohet për të qenë një kampion i madh”.

“Siç kam thënë, ka shumë pikë për të mbledhur, por çdo ndeshje do të jetë e vështirë, andaj ne duhet ët mendojmë për një ndeshje në çdo moment”, ka shtuar BEnitez.

Shpërndaje:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • del.icio.us
  • TwitThis
  • Live
  • Postoje tek Ngjarjet
  • StumbleUpon
  • Technorati

Komentoni