Home » Futboll » Rafa Benitez: Jam i lumtur te Napoli

Rafa Benitez: Jam i lumtur te Napoli

Rafa Benitez: Jam i lumtur te NapoliRafa Benitez thotë se ai është i lumtur te Napoli dhe do të zhvillojë biseda për të ardhmen e tij kah fundi i sezonit.

Ish-menaxheri i Liverpoolit do të mbetet pa kontratë në fund të sezonit dhe ende nuk është futur në negociata të freskëta me klubin.

Megjithatë Benitez thotë se ai do ta diskutojë të ardhmen me presidentin Aurelio De Laurentiis në pranverë dhe është i bindur se nuk ka biseduar me asnjë klub tjetër.

“Kam qenë i qartë – do të bisedoj me presidente brenda dy ose tre muajsh”, ka thënë ai për Rai Sport”, transmeton Telegrafi.

“Jam i lumtur këtu, dua të nxjerr më të mirën nga çdo ndeshje dhe nuk kam absolutisht asnjë skuadër të rregulluar për të ardhmen, çfarëdo qofshin spekulimet”, ka shtuar spanjolli.

Napoli mbrëmë eliminoi Udinesen nga Coppa Italia pas gjuajtjes së penaltive (5-4), pasi ndeshja e rregullt përfundoi me barazim 1-1 dhe vazhdimet me rezultat 2-2.

Shpërndaje:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • del.icio.us
  • TwitThis
  • Live
  • Postoje tek Ngjarjet
  • StumbleUpon
  • Technorati

Komentoni