Home » Basketboll » Radha për Ligën Ballkanike

Radha për Ligën Ballkanike

Radha për Ligën BallkanikeLideri i Grupit A në Ligën Ballkanike, skuadra kosovare Peja, sot (e mërkurë) do të zhvillojë ndeshjen e radhës si mysafire e skuadrës ndaj Teodo-s.

“Verdhezinjët” do të luajnë kundër Teodos, ndaj të cilës kishin realizuar fitore në takimin e parë në ‘Karagaç’, me rezultat 77:69. Ndërsa edhe tani skuadra e Boris Kurtovic-it do të synojë të nxjerrë fitore edhe në Malin e Zi.

Në takimin tjetër, Sigal Prishtina do të ndeshet me skudrën romune, SCM U Craiova në kuadër të Grupit B.

Edhe prishtinasit në takimin e parë ndaj Craivoa-s kishin shënuar fitore të thellë me shifrat 92:76, takim ky që u zhvillua në Palestrën e Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë.

Orari i ndeshjeve:

KK Teodo – KB Peja, ora 18:00

SCM U Craiova – Sigal Prishtina, ora 19:00

Shpërndaje:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • del.icio.us
  • TwitThis
  • Live
  • Postoje tek Ngjarjet
  • StumbleUpon
  • Technorati

Komentoni