Home » Kampionati Italian » Quaresma mbetet në Inter

Quaresma mbetet në Inter

Mesfushori portugez Ricardo Quaresma nuk do të largohet nga skuadra e Interit gjatë këtij miniafati kalimtar të dimrit.

Kështu është shprehur të martën për mediumet italiane agjenti i Quaresmas, Jorge Mendes.

Ky i fundit ka deklaruar se Quaresma do të mbetet te Interi, pasi është i bindur se në vitin 2010 do të ketë minutazhë më të madhe nga trajneri Jose Mourinho.

“Ricardo nuk largohet nga Interi, sepse në pjesën pranverore do të tregojë cilësitë e tij të vërteta”, ka thënë Mendes. Për portugezin interesim patën treguar Lazio dhe Palermo.

Shpërndaje:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • del.icio.us
  • TwitThis
  • Live
  • Postoje tek Ngjarjet
  • StumbleUpon
  • Technorati
Etiketat: ,

Komentoni