Home » Boks » Qato do ta mbrojë titullin në Shqipëri

Qato do ta mbrojë titullin në Shqipëri

Boksieri i mirënjohur shqiptar, Kreshnik Qato do të mbrojë në Shqipëri titullin e botës në peshat super të mesme në versionin WBF.

Sipas informacioneve më të reja, bëhet e ditur se më 24 prill, në Tiranë, Qato do të dalë në ring përball boksierit serb, Knezheviq.

Çka është më së interesante ky meç ende nuk është konfirmuar nga promotori i Qatos, Ylli Ndroqi, njëkohësisht edhe president i Federatës Shqiptare të Boksit Profesioniste, i cili kishte parashikuar që sfida e ardhshme e kampionit kuqezi të zhvillohej në muajin qershor.

Ky meç ishte paraparë të zhvillohej në tetor të vitit 2009, por gjoja se rivali i Qatos ka qenë i sëmurë nga gripi dhe ishte shtyrë.

Shpërndaje:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • del.icio.us
  • TwitThis
  • Live
  • Postoje tek Ngjarjet
  • StumbleUpon
  • Technorati
Etiketat: ,

Komentoni