Home » Boks » Pse nuk ka pasur meçe të kthimit?

Pse nuk ka pasur meçe të kthimit?

boks sportKreu i Federatës së Boksit të Kosovës në konferencën me gazetarë e ka vlerësuar të suksesshëm organizimin e 11-të më radhë të turneut ndërkombëtar “Adem Jashari në boks.

Më këtë rast ata e kanë falënderuar më mirënjohje Departamentin e Sportit të Kosovës (DSK-në) pikërisht drejtorin, Ibër Alajn, zv. drejtoreshën Afërditë Fazliun dhe menaxheren Shqipe Zogiani. Kryetari i FBOXK-së, Ramadan Selimi, ka falënderuar edhe të gjithë ata që e kanë ndihmuar turneun më të rëndësishëm të vitit në boks “Adem Jashari”.

Zyrtarët e FBOXK-së njoftuan në pika të shkurtra që do të jenë të pranishëm në meçet gjysmëfinale të Euroligës në boks, të cilat zhvillohen me 4 dhjetor. Në këto meçe gjysmëfinale drejtësinë do të ndajë edhe gjyqtari nga Kosova, Latif Demolli. “Është një privilegj, por edhe përgjegjësi për mua që do të ndajë drejtësinë në gjysmëfinalet e Euroligës në boks. Do të mundohem me profesionalizëm të kryejë detyrën dhe të jem shembull edhe për të tjerët”, tha gjyqtari Demolli.

Përfaqësuesja e Kosovës në boks ka marrë pjesë në garat e kësaj lige dhe ka pësuar tri humbje. Para fillimit të kësaj lige, zyrtarët e FBOXK-së kanë thënë se do të ketë edhe meçe të kthimit në Prishtinë sidomos gjatë muajt dhjetor. Se cila është e vërteta se meçet kthyese nuk janë në program që të zhvillohen, më së miri japin përgjigjen vetë krerët e kësaj federate.

“Kemi zhvilluar meçet dhe jemi eliminuar nga këto garat. Mungesa e disa boksierëve cilësorë, siç dihet ishin larguar papritur për shtetet perëndimore bëri që të jemi të dobësuar dhe të humbim meçet. Iu garantojë se në pranverë kur do të mbahen garat do të luftojmë për titull”, tha Mehmet Bogujevci, sekretar i përgjithshëm i FBOXK-së. Kryetari i kësaj federate, Selimi, shkurt ka thënë se, pasi ishin si debutues në Euroligë, edhe ashtu kishin kërkuar organizatorë të mos ketë meçe të kthimit.

Sipas tij, në të ardhmen do të ketë meçe të kthimit sepse kështu iu është premtuar nga organizatorët e Euroligës. Krerët e FBOXK-së nuk e pranojnë se ka dështuar kjo ligë, por as që janë tradhtuar, sepse në të ardhmen do të ketë meçe kthyese. “Marrëveshja është që të ardhmen të zhvillohen edhe meçet kthyese. E rëndësishme është se jemi në këtë ligë të rëndësishme dhe gjërat rrjedhin ashtu si kemi planifikuar”, tha Selimi. /botasot

Shpërndaje:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • del.icio.us
  • TwitThis
  • Live
  • Postoje tek Ngjarjet
  • StumbleUpon
  • Technorati
Etiketat: ,

Komentoni