Home » Kampionati Kosovar » Prishtina zyrtarizon ardhjen e dy amerikanëve

Prishtina zyrtarizon ardhjen e dy amerikanëve

Prishtinë, 6 janar – Sulmuesit amerikanë Tom Heinemann dhe Haggai Leboo edhe zyrtarisht në pjesën pranverore të Raiffeisen Superligës do të bartin fanellën e skuadrës së Prishtinës.

Lajmi është bërë i ditur të martën nga drejtori Edmond Rugova, i cili ishte në SHBA për të arritur marrëveshjen me sulmuesit amerikanë.
“Jam kthyer me dy dhurata të mëdha, pasi kemi arritur marrëveshje me sulmuesit amerikanë Heinemann dhe Leboo. Këta dy futbollistë ekipit do t’i bashkohen në fillim të muajit të ardhshëm”, ka deklaruar Rugova të martën. “Në Amerikë kam qenë enkas për këta sulmues, të cilët deri në fund të edicionit do të jenë pjesë e jona, pastaj do të shohim rreth mundësisë së vazhdimit të kontratës”.
Heinemann luan me skuadrën Charleston Battery, që garon në një rang më të ulët se elita e futbollit amerikan MLS. Ndërkohë, Leboo edicionin e fundit është shpallur shënuesi më i mirë në edicionin universitar të kolegjeve.
“Janë dy lojtarë të nivelit të lartë dhe do të na ndihmojnë shumë në pranverë. Këto do të jenë njëherësh edhe freski për futbollin kosovar”, është shprehur Rugova. “Që të dy janë entuziastë të mëdhenj dhe me padurim presin të shijojnë futbollin kosovar, të cilin e shohin si një përvojë të mirë në karrierën e tyre”.
Futbollistët e Prishtinës më 8 janar (e premte) do të nisen për në Zvicër, pasi një ditë më vonë do të zhvillojnë ndeshje miqësore me ekipin e Schaffhausenit. Dy ditë më vonë (11 janar) Prishtina do të nisë mbrojtjen e titullit në turneun e futbollit të vogël që mbahet në Winterthur.

Prishtina bën pjesë në Grupin B bashkë me Aaraun dhe Winterthurin. Pas turneut klubi  i kaltër ka mundësi të zhvillojë edhe një miqësore me Koblenzin, që bën gara në Bundesliga 2.

“Jemi në negociata edhe me Koblenzin, pritet ta konfirmojmë edhe këtë ndeshje”.  /kohanet

Shpërndaje:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • del.icio.us
  • TwitThis
  • Live
  • Postoje tek Ngjarjet
  • StumbleUpon
  • Technorati

Komentoni