Home » Kampionati Kosovar » Prishtina u eliminua nga Kupa

Prishtina u eliminua nga Kupa

behar_maliqiPrizren, 19 nëntor (KD) – Mesfushori Behar Maliqi ka pasur rastin të kualifikojë Prishtinën në çerekfinale të Kupës së Kosovës, por dështoi nga pika e bardhë e me këtë dështoi edhe ekipi i tij të arrijë në çerekfinale.

Maliqi huqi penalltinë vendimtare, të pestën, ndërsa “rrugës së tij” shkoi edhe Labinot Ibrahimi në serinë e gjashtë.

Futbollistët e Lirisë ishin më të saktë në penallti dhe u kualifikuan në çerekfinale të Kupës. Ndeshja e zhvilluar të mërkurën në Prizren përfundoi 2:2, ndërsa në penallti Liria ishte më me fat (5:4).

Shtatë çerekfinalistët janë përcaktuar me vetëm një ndeshje, ndërsa fati i Trepçës u përcaktua më herët, pasi kundërshtari i saj, Llapi, hoqi dorë nga ndeshja e 1\8 së finales.

Maliqi thotë se fati ishte në anën e Lirisë, pasi Prishtina ishte ekip më i mirë gjatë tërë kohës.

“Dy herë avancuam, por nuk arritëm të mbajmë rezultatin deri në fund dhe të mos shkojmë fare në vazhdime e penallti. Unë pata mundësinë, por dështova në penalltinë e pestë, pas meje edhe Ibrahimi dhe kështu u eliminuam”, tha Maliqi. “Sikur të shënoja do të shkonim në çerekfinale. Liria pati më shumë fat”.

Prishtina avancoi dy herë me golat e Astrit Fazliut e Agron Skerajt, mirëpo Liria u kundërpërgjigj nëpërmjet Rafet Mullallarit dhe Fitim Krushës.

Mesfushori i Lirisë, Patrik Doçi, beson se pas kësaj pengese të kaluar, ekipi i tij mund të përsëriste suksesin e para tre stinorëve kur fitoi Kupën e Kosovës (20067).

“Kemi pritur të eliminojmë Prishtinën edhe pse u tregua shumë e fortë. Neve tash na mbetet të luftojmë deri në finale të Kupës”, u shpreh Doçi. “Ishte një lojë e mirë, por ne dëshiruam më shumë fitoren”.

Për Prishtinën kjo është goditja e radhës. Ekipi kampion nuk ka nisur mirë as kampionatin e Kosovës. Pranverën do ta presë në pozitën e tetë me 23 pikë, nëntë më pak se liderja Trepça.

Nga skuadrat e Superligës në këtë rreth janë eliminuar edhe: Flamurtari, Kosova, KEK-u dhe Ferizaj.

t: Rezultatet 1/8 së finales të Kupës

Drenica – Rahoveci 3:2

Vëllaznimi – KEK-u 2:0

Gjilani – Flamurtari 1:0

Besa – Ferizaj 1:0

Kosova – Hysi 1:2

Liria – Prishtina 2:2 (5:4 me pen.)

F.Kosova – Ballkani 0:0 (2:3 me pen.)

Trepça – Llapi 3:0 (rez. zyrtar)     /kohanet

Shpërndaje:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • del.icio.us
  • TwitThis
  • Live
  • Postoje tek Ngjarjet
  • StumbleUpon
  • Technorati

Komentoni