Home » Futboll » Prishtina renditet e katërta në Zvicër

Prishtina renditet e katërta në Zvicër

Futbollistët e Prishtinës nuk arritën ta mbrojnë trofeun e fituar në turneun e kaluar në Winterthur të Zvicrës në futsall. Kampioni i Kosovës, Prishtina, dëshmoi lojëra të mira, por nuk ia doli të shkojë në finale.

Ajo në gjysmëfinale pësoi humbje me rezultat 5:2 nga skuadra e Luzernit, ndërsa në luftë për vend të tretë është mundur nga skuadra zvicerane, St. Galleni, me rezultat 8:7.

Djelmoshat e Skënder Shengylit bënë lojë të mirë, por edhe fati nuk ishte në anën e tyre sidomos në luftë për vendin e tretë. Prishtina e zuri vendin e katërt në turneun ndërkombëtar në Winterthur në një konkurrencë shumë të fortë të futsallit.

Shpërndaje:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • del.icio.us
  • TwitThis
  • Live
  • Postoje tek Ngjarjet
  • StumbleUpon
  • Technorati

Komentoni