Home » Hendboll » Prishtina mbetët lider

Prishtina mbetët lider

prishtina hendbiokkk88Hendbollistët e Prishtinës i kanë gjasat ideale që edicionin vjeshtor ta përfundojnë si kampion vjeshtor.

Kampioni aktual (Prishtina) e ruajti kreun tabelës me fitoren që shënoi me rezultat 35:32 kundër Besa Famiglia nga Peja, në ndeshjen e javës së 11-të të Superligës së Kosovës në hendboll. Kastrioti që ka një ndeshje më pak, mezi e mposhti me rezultat 30:26 skuadrën e Trepçës nga Mitrovica.

Kampioni vjeshtor do të përcaktohet në javën e 13-të kur takohen drejtpërsëdrejti Prishtina-Kastrioti. Prishtina i prin tabelës me 19 pikë, por që ka një ndeshje më shumë se Kastrioti, që zë vendin e dytë me 18 pikë. Besa mbetët në vendin e tretë me vetëm 12 pikë, aq pikë sa i katërti në tabelë, Vëllaznimi.

Rezultatet

Rahoveci-Vëllaznimi 20:35 (11:17)

Prishtina-Besa Famiglia 35:32 (18:15)

Kastrioti-Trepça 30:26 (15:12)

Tabela

1. Prishtina 11 9 1 1 404:305 19

2. Kastrioti 10 9 0 1 342:240 18

3. Besa Famiglia 10 6 0 4 287:281 12

4. Vëllaznimi 11 5 2 4 328:295 12

5. Trepça 10 3 1 6 264:284 7

6. Kosova 9 3 1 5 218:249 7

7. Drenica 9 1 1 7 248:287 3

8. Rahoveci 8 0 0 8 130:280 0

Në javën e 12-të, më 5/6 dhjetor takohen: Vëllaznimi-Kastrioti, Trepça-Prishtina, Besa Famiglia-Drenica dhe Kosova-Rahoveci. /botasot

Shpërndaje:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • del.icio.us
  • TwitThis
  • Live
  • Postoje tek Ngjarjet
  • StumbleUpon
  • Technorati

Komentoni