Home » Kampionati Kosovar » Prishtina investon

Prishtina investon

Stadiumi i KF Prishtinës shumë shpejt do të ketë një pamje më të mirë dhe sipas standardeve evropiane.

Drejtuesit e klubit të futbollit Prishtina, në krye me kryetarin Remzi Ejupin dhe drejtorin gjeneral, Edmond Rugova, janë të vendosur që brenda një kohe të shkurtër që stadiumin e qytetit në Prishtinë ta rinovojnë brenda dhe jashtë si dhe ta mbulojnë pjesën perëndimore të stadiumit. Tash e disa është nisur ky projekt dhe gradualisht do të realizohet.

Të hënën janë nisur punimet në të disa aspekte nga grupi slloven, që udhëhiqet nga përfaqësuesi Hamdi Rushiti. “Punimet kanë nisur në disa pjesë nga “Grupi slloven”, që do të bëjnë renovimin e stadiumit të qytetit.

Do të mbulohet pjesa perëndimore e stadiumit, po ashtu edhe përreth stadiumit do të investohet që të rregullohet infrastruktura. Për renovimi e stadiumit projekti do të kushton diku 270 mijë euro. Investimet që jemi duke i bërë, janë me qëllim të bëjmë një stadium modern të përmasave evropiane.

Stadiumi nuk është vetëm i KF Prishtinës, por i gjithë qytetit dhe i gjithë Kosovës”, tha Rugova. Punimet priten të intensifikohen në muajin mars, kur do të mbulohet edhe pjesa e perëndimore e tribunave të stadiumit të Prishtinës. Sa i përket rregullimit të fushës, Rugova ka thënë se edhe kjo do të ndodhë, por në një kohë tjetër dhe të përshtatshme.

Rugova me punën e tij të palodhshme që po bënë në klub ka premtuar se do të krijojë kushtet ideale në stadium. Sipas tij, stadiumin përreth do t bëjë ashtu si i ka hije. Sa i përket turneut ndërkombëtar në futsall që u mbajt në Winterthur, në të cilën Prishtina zuri vendin e katërt, Rugova e vlerësojë të suksesshme.

“Prishtina shënoi dy fitore, por në gjysmëfinale megjithëse ka udhëhequr me 0:1 ka humbur me shifra 5:2 nga Luzerni. Sipas informacioneve që kam nga drejtuesit e klubit, humbja ka ardhur paksa edhe nga vetëkënaqësia që kanë pasur futbollistët nga epërsia, e cila në vazhdim iu ka kushtuar”, tha Rugova.

Skuadra e Prishtinës tashmë do të jetë dy javë në pushim të merituar përkatësisht deri më 25 janar. “Pas kthimit nga Zvicra futbollistët do të pushojnë dy javë dhe më pas do t’i zhvillojnë përgatitjet”, tha Rugova.

Edmond Rugova edhe njëherë e përsëriti se Prishtina ka gjasa të mëdha gjatë verës të sjellë në Prishtinë një skuadër nga Zvicra ose Gjermania. Sipas tij, bisedimet janë duke i zhvilluar dhe këto priten të finalizohen në javët e ardhshme./botasot

Shpërndaje:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • del.icio.us
  • TwitThis
  • Live
  • Postoje tek Ngjarjet
  • StumbleUpon
  • Technorati

Komentoni