Home » Basketbolli i Kosovës » Prishtina e mund Prizrenin në vend të vet

Prishtina e mund Prizrenin në vend të vet

sig.-prishtinaSigal Prishtina e ka varguar fitoren e tetë të sezonit, pa pësuar asnjë humbje.

Bardhekaltrit të mërkurën mbrëma e mposhtën kundërshtarin më të fortë më TechnoMarket Superligën e Kosovës në basketboll, Big Brother Bashkimin, madje në Prizren, me rezultat 72:75.

Prishtinasit ishin më të mirë në çerekun e parë, të cilin e fituan 22:13. Ndërsa, prizrenasit u këndellën në të dytin, ku shënuan plot 21 pikë, e pësuan vetëm 9 sish.

Çereku i tretë ishte i baraspeshuar (24:23 për Bashkimin), kurse vendimtar në fitoren e udhëtuesve ishte 10 minutëshi i fundit, ku ata u treguan më të përqendruar dhe e mbyllën atë me 21:14, me ç’rast u kthyen në shtëpi me gjah të plotë.

Më i miri në radhët e prishtinasve ishte Kaçaniku me 24 pikë të shënuara, kurse tek prizrenasit u shqua Bolds, me 32 pikë të shënuara.

Në ndeshjen tjetër të xhiros së tetë, e cila u zhvillua po ashtu të mërkurën, Trepça e mposhti Pejën me rezultat 83:72.

TechnoMarket Superliga – Xhiroja VIII

Rezultatet
Trepça – Peja 83:72
BB Bashkimi – S. Prishtina 72:75

E enjte Ora
Drita – K. EuroSport 18:00
E premte
Kosova – Bambi 18:00

Tabela
1. Sigal Prishtina 8 16
2. BB. Bashkimi 8 14
3. Trepça 8 14
4. Peja 8 12
5. Bambi 7 9
6. Kolegji EuroSporti 7 9
7. Kosova 7 8
8. Drita 7 8

Shpërndaje:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • del.icio.us
  • TwitThis
  • Live
  • Postoje tek Ngjarjet
  • StumbleUpon
  • Technorati

Komentoni