Home » Kampionati Kosovar, Kampionati Shqiptar » Prishtina do të luaj në turneun e 28 Nëntorit në Vlorë

Prishtina do të luaj në turneun e 28 Nëntorit në Vlorë

brandPrishtinë, 25 nëntor – Kampionia në fuqi, Prishtina, do të jetë pjesë e turneut të futbollit që do të zhvillohet në Vlorë për nder të 28 Nëntorit, Ditës së Flamurit.

Turneu është pagëzuar “Pavarësia” nga organizatorët e kësaj gare: Federata Shqiptare e Futbollit dhe Bashkia e qytetit të Vlorës.

Drejtori gjeneral i Prishtinës, Edmond Rugova, ka thënë se skuadra është e përgatitur dhe beson se do të ketë paraqitje të mirë.

Pos Prishtinës, pjesëmarrës do të jenë edhe ekipi vendës, Flamurtari, dhe Shkëndija e Tetovës.

Sipas specifikacionit të FSHF-së, turneu do të zhvillohet me “sistem italian”. Secili ekipi do të luajë nga dy ndeshje dhe një ndeshje do të zgjasë 45 minuta.

Shpërndaje:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • del.icio.us
  • TwitThis
  • Live
  • Postoje tek Ngjarjet
  • StumbleUpon
  • Technorati

Komentoni