Home » Kampionati Kosovar » Prishtina dhe Flamurtari ndajnë pikët

Prishtina dhe Flamurtari ndajnë pikët

Prishtina vs. FlamurtariPrishtina dhe Flamurtari i kanë ndarë pikët të mërkurën në stadiumin e qytetit në Prishtinë.

Në një ndeshje të baraspeshuar, bardhekaltrit kaluan të parët në avantazh në minutën e 29-të të ndeshjes përmes Astrit Fazliut.

Tre minuta pa përfunduar pjesa e parë, Malësor Gjonbalaj e barazoi rezultatin me kokë, pasi mori një top nga Humolli. Kuqezinjtë e goditën shtyllën e bardhekaltërve dy herë: në pjesën e parë Jetullahu, kurse në të dytën Dervishi. Fat për portierin Statovci.

Në anën tjetër, një gabim i portierit Burim Fejza i kushtoi me gol të pësuar flamurtarëve me realizator Behar Maliqin (65’).

Kurse, kur të gjithë e prisnin vërshëllimën e gjyqtarit, në minutat shtesë Alban Mehmeti e barazoi rezultatin nga distanca, 2:2. /SportiTotal

Shpërndaje:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • del.icio.us
  • TwitThis
  • Live
  • Postoje tek Ngjarjet
  • StumbleUpon
  • Technorati
Etiketat: ,

Komentoni