Home » Futboll » Prezantohet Podolski: Interi klub legjendar, vendi i tretë i joni

Prezantohet Podolski: Interi klub legjendar, vendi i tretë i joni

prezantohet-podolski-interi-klub-legjendar-vendi-i-tret-euml-i-joni_hdYlli i ri i Interit, Lukas Podolski, është prezantuar para gazetarëve në zyret e Interit, ku ka bërë pohime jashtëzakonisht të fuqishme.

Podolski thotë se Interi është top klub botëror dhe se nuk ka pritur që aq shumë tifozë ta presin në aeroport kur ka arritur në Milano.

“Mirëpritja që kam amrrë ka qenë një gjë që nuk kam parë ndonjëherë diku në botë, ishte unike. Unë nuk kam pritur aq shumë tifozë të jenë në aeroport. Jam shumë krenar me këtë. Kur e kam parë numrin 11 në anellë me logon legjendare të Interit, e emrin tim prapa, unë jam ndjerë shumë mirë. Ishte mirë që po ashtu debutova ndaj Juventusit. Ta shohim të ardhmen”.

“Serie A është një top kampont dhe nuk ka dyshime se Interi është një prej 10 klubeve më të mëdha në botë. Klubi ka një histori të mrekullueshme dhe para pak viteve klubi fitoi Ligën e Kampionëve”.

“Interi është top klub dhe dua të ndihmoj të kthehemi në Ligën e Kampionëve. Përgjatë javëve në vazhdim do të fokusohemi vetëm në futboll. Sigurisht, synimi jonë është vendi i tretë, atë e kërkon bosi dhe ne po ashtu e duam atë pozitë. Ne duhet që të rikuperojmë disa pikë dhe t’i fitojmë ndeshjet tona të radhës”, u shpreh Podolski.

Shpërndaje:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • del.icio.us
  • TwitThis
  • Live
  • Postoje tek Ngjarjet
  • StumbleUpon
  • Technorati
Etiketat: ,

Komentoni