Home » KickBox » Presidenti Sejdiu priti kick-boksierin Bajrami

Presidenti Sejdiu priti kick-boksierin Bajrami

+bajrami.JPG-Presidenti i Republikës së Kosovës, dr. Fatmir Sejdiu priti Xhavit Bajramin, i cili mbrojti titullin e kampionit në versionin ISKA në kick-box, në meçin me Fredi Kemajo.

Presidenti e përgëzoi Bajramin për fitoren dhe i uroi suksese më të mëdha edhe në të ardhmen. Xhavit Bajrami ka fituar më parë edhe titullin Grand prix në version K1 në kick box.

Kick-boksieri Bajrami e falënderoi presidentin Sejdiun për pritje që i ka bërë dhe premtoj në vazhdimin e sukseseve në këtë sport atraktiv.

Bajrami të shtunën që e lamë pas, në Prishtinë, dëshmoi formë të mirë dhe me sukses mbrojti titullin e kampionit kundër francezit, Kemajo. /botasot

Shpërndaje:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • del.icio.us
  • TwitThis
  • Live
  • Postoje tek Ngjarjet
  • StumbleUpon
  • Technorati

Komentoni