Home » Futboll » Presidenti i Xerezit largohet pas kërcënimeve

Presidenti i Xerezit largohet pas kërcënimeve

03-xerez4Madrid, 3 dhjetor – Presidenti i skuadrës së Primera Divisionit të Spanjës, Xerez, ka dhënë dorëheqje nga posti, pasi ishin bërë kërcënime ndaj familjes së tij.

Kërcënimet ndaj presidentit Carlos de Osma dhe familjes së tij kishin ardhur nga tifozët e inatosur të skuadrës.

“Unë kam dhënë dorëheqje për arsye personale. Kam marrë kërcënime, po ashtu, janë kërcënuar edhe bashkëshortja dhe fëmijët e mi.

Nëse njerëzit dëshirojnë të kenë një skuadër në La Liga, atëherë duhet të ndihmojnë e jo të presin vetëm nga futbollistët. Ndërprerja e kritikave do të ndihmonte”, ka thënë De Osma në konferencë për media.
Xerez të mërkurën mbrëma është mposhtur nga Barcelona me 2:0. Xerez këtë stinor ka shënuar vetëm një fitore. /kohanet

Shpërndaje:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • del.icio.us
  • TwitThis
  • Live
  • Postoje tek Ngjarjet
  • StumbleUpon
  • Technorati
Etiketat: ,

Komentoni