Home » Futboll » Pranon Martino: Te Barca isha dështim

Pranon Martino: Te Barca isha dështim

pranon-martino-te-barca-isha-d-euml-shtim_hdIsh-trajneri i Barcelonës, Gerardo Martino, ka pranuar se nuk kishte arritur t’i mësonte asgjë skuadrës e as Lionel Messit gjatë kohës sa ishte në krye të klubit nga Camp Nou.

Strategu argjentinas pati një sezon të dështuar (2013/2014) te Blaugranët duke mos fituar asnjë trofe.

Përzgjedhësi aktual i Argjentinës ka pranuar se nuk ka kontribuar në zhvillimin e lojtarëve, transmeton Telegrafi.

“(Nuk bëra) asgjë. Asgjë, as për të (Messin) as për Barcën. Nuk lash asnjë shenjë te Barcelona, ishte një zbrazëtirë në karrierën time, sa i përket angazhimit si trajner”.

“Do të ishte e logjikshme të shfrytëzohet termi dështim. Shkova te një skuadër që fitonte gjithmonë dhe nuk fitova asgjë derisa isha aty. Superkupa është baras me asgjë për Barcelonën”.

“E vetmja gjë që mësova te Barcelona ishte se isha i rrethuar nga yjet, nga më të mirët në botë”, ka deklaruar Martino.

Shpërndaje:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • del.icio.us
  • TwitThis
  • Live
  • Postoje tek Ngjarjet
  • StumbleUpon
  • Technorati

Komentoni