Home » Kampionati Botëror "Brazili 2014" » Portugalia synon të mposhtë Brazilin

Portugalia synon të mposhtë Brazilin

Portugalia është frymëzuar nga fitorja e thellë 7-0 ndaj Koresë së Veriut dhe tani synon të mposhtë Brazilin dhe të marrë kryesimin e Grupit G.

“Ishte një ndeshje shumë e bukur, ku nuk munguan golat”, tha mesfushori portugez Tiago, i cili shënoi dy herë në portën koreane.

Tiago u shpreh optimist për sfidën e radhës kundër 5 herë Kampionëve të Botës dhe tha, “Tani marrim frymë lirisht dhe po mendojmë për ndeshjen me Brazilin. Kërkojmë fitoren, që të pozicionohemi në krye të grupit. Ndeshja do të jetë e vështirë, por kemi besim se mund t’ia dalim”.

Shpërndaje:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • del.icio.us
  • TwitThis
  • Live
  • Postoje tek Ngjarjet
  • StumbleUpon
  • Technorati

Komentoni