Home » Futboll » Portugalia kërkon ndihmën e Jose Mourinhos

Portugalia kërkon ndihmën e Jose Mourinhos

Atdheu thërret për ndihmë trajnerin Jose Mourinho. Federata Portugeze e Futbollit kërkon që “Special One” të marrë drejtimin e kombëtares për dy ndeshjet e ardhshme eleminatore të Euro 2012 pasi luzitanët rrezikojnë të ngelen jashtë këtij evenimenti.

Danimarka dhe Islanda në 8 dhe 12 tetor do jenë kundërshtarët e radhës për Portugalinë ku luzitanëve u duhen 6 pikë për të vazhduar të qetë garën eleminatore. Madail do takohet me agjentin e teknikut, me shpresën që Mourinho të marrë drejtimin e kombëtares pas shkarkimit të Quieroz.

Ndërkohë, tekniku i Sportingut të Lisbonës, Paulo Bento ka deklaruar se nuk ka firmosur asnjë marrëveshje me federatën.

Shpërndaje:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • del.icio.us
  • TwitThis
  • Live
  • Postoje tek Ngjarjet
  • StumbleUpon
  • Technorati

Komentoni