Home » NBA » Portland mposhti Utah Jazz me 103-102

Portland mposhti Utah Jazz me 103-102

Portland mposhti Utah Jazz me 103-102Në ‘Moda Center’ u zhvillua një nga sfidat më emocionuese të mbrëmjes në NBA. Portland Trail Blazers me shumë vështirësi e mposhti Utah Jazz me rezultat të ngushtë 103-102.

Në radhët e Blazers për këtë përballje u rikthye në parket Ropin Lopez, i cili ka qëndruar jashtë që nga 15 dhjetori për shkak të një dëmtimi në dorë.

Lillard, ishte lojtari më i mirë i Portland-it, që realizoi 25 pikë dhe 6 asistime, ndërsa te Utah u dallua Hayward me 27 pikë, 5 asistime dhe 5 kërcime.

Porltand iu kthye në këtë mënyrë fitores pas tri humbjeve radhazi.

Në takimet e tjera u arritën këto rezultate:

Philadelphia 76ers 105-98 Denver Nuggets

Detroit Pistons 108-91 Miami Heat

New York Knicks 97-108 Boston Celtics

Sacramento Kings 96-121 Golden State

Shpërndaje:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • del.icio.us
  • TwitThis
  • Live
  • Postoje tek Ngjarjet
  • StumbleUpon
  • Technorati

Komentoni