Home » Boks » Pjesëmarrës 12 shtete, por jo edhe sllovenët

Pjesëmarrës 12 shtete, por jo edhe sllovenët

bok“Në turne nuk do të marrin pjesë boksierët nga Sllovenia, ndërsa boksierët nga 12 shtete të tjera do të jenë pjesëmarrës në turneun më të madh ndërkombëtar ‘Adem Jashari’”, tha Mehmet Bogujevci, sekretar i përgjithshëm i FBOXK-së.

“Në turne nuk do të marrin pjesë boksierët nga Sllovenia, ndërsa boksierët nga 12 shtete të tjera do të jenë pjesëmarrës në turneun më të madh ndërkombëtar ‘Adem Jashari’”, tha Mehmet Bogujevci, sekretar i përgjithshëm i FBOXK-së.

Kreu i Federatës së Boksit të Kosovës ka bërë të ditur se janë bërë të gjitha përgatitjet për mbajtjen e turneut të 11-të më radhë ndërkombëtar për Komandantin Legjendar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Adem Jashari. “Çdo gjë është e gatshme për turneun ndërkombëtar ‘Adem Jashari’ në boks. Këtë vit turneu do të jetë më ndryshe për dallim nga vitet e kaluara. Në turne do të paraqiten boksierët që kanë cilësi të larta dhe jo sikur në të kaluarën. Fatkeqësisht nuk do të marrin pjesë boksierët nga Sllovenia, ndërsa boksierët nga 12 shtete të tjera do të jenë pjesëmarrës në turneun më të madh ndërkombëtar ‘Adem Jashari’.

Në turne marrin pjesë boksierët nga Zvicra, Çekia, Italia, Polonia, Mali i Zi, Maqedonia, Kroacia, Bullgaria, Bosnja, Shqipëria, Gjermania, Hungaria dhe kombëtarja e Kosovës”, tha Mehmet Bogujevci, sekretar i përgjithshëm i FBOXK-së. Zyrtarët e FBOXK-së thonë se turneu organizohet nën patronatin e Qeverisë dhe Kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçi.

Sipas federatës, deri në orët e mesditës së djeshme nuk kanë marrë asnjë konfirmim se do të mbështetën apo jo. “Shpresojmë se do të kemi mbështetjen e Qeverisë së Kosovës dhe të Kryeministrit Thaçi. Brengë e jona është se ende nuk kemi marrë konfirmimin nga ta, por besoj se do të kemi mbështetjen. Nga ana tjetër, Ministria e Sportit e Kosovës do të heqë akomodimin dhe ushqimin për boksierët”, tha Bogujevci. Drejtori i përfaqësueses së Kosovës, Xhevdet Peci, ka thënë se pesë ditë përgatitje janë të pamjaftueshme. “Natyrisht se pesë ditë përgatitje nuk janë të mjaftueshme për boksierët tanë.

Mirëpo, rrjedha e përgatitjeve e përfaqësueses së Kosovës ka shkuar mirë dhe ka pasur kushte të mira për punë në Ferizaj. Nga nëntë boksierë sa i kemi të grumbulluar në përfaqësuese, do të boksojnë më të mirët në turne”, tha Peci. Bogujevci tha se meçet gjysmëfinale mbahen me 27 nëntor, në Qendrën e Rinisë dhe të Sportit në Prishtinë (ora 15.00) dhe në Ferizaj (18.00. “Finalet do të zhvillohen të shtunën, me 28 nëntor, në orën 20.00, në Qendrën e Rinisë dhe të Sportit në Prishtinë. Një vit më parë janë mbajtur 14 finale, ndërsa sivjet do të jenë 10-11 finale në program.

Kemi paraparë edhe shpërblime, por shifrën ende nuk e kemi caktuar”, theksoi Bogujevci. Këtë turne nuk do të boksoj fituesi i turneut të vitit të kaluar, Jeton plakaj, i cili ka obligime në klubin e gjerman, sikurse mungojnë edhe dy boksierë tjerë, Agron Nushi e Mahmut Gorda. Zyrtarët e federatës shpresojnë se edhe adhurues do të ketë më shumë, por edhe cilësi më të mirë se herëve të tjera, pasi që sipas tyre, marrin pjesë boksierët më të mirë nga 12 shtete pjesëmarrëse.

Kush janë fituesi e deritashëm të turneut “Adem Jashari”?

1999: Faton Salihu

2000: Faruk Ramadani

2001: Artan Nushi

2002: Besim Brahimi

2003: Rasim Shabani

2004: Naim Tërbunja

2005: Naim Tërbunja

2006: Jetmir Kuçi,

2007: Naim Tërbunja

2008: Jeton Plakaj

2009? /botasot

Shpërndaje:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • del.icio.us
  • TwitThis
  • Live
  • Postoje tek Ngjarjet
  • StumbleUpon
  • Technorati

Komentoni