Home » Futboll » Pista e dyshimeve për baste shtrihet tek arbitrat

Pista e dyshimeve për baste shtrihet tek arbitrat

uefaBernë, 17 dhjetor – Arbitri bullgar Anton Genov është suspenduar përkohësisht nga UEFA, ndërkohë që janë nisur edhe hetimet ndaj tij.

Ai dyshohet për manipulim të ndeshjes, pasi baste të mëdha ishin vënë në një ballafaqim miqësore mes Maqedonisë dhe Kanadasë, ku ai ishte arbitër. Genov në këtë ndeshje akordoi katër penallti, nga dy për secilën përfaqësuese.
“Pas konstatimit të parregullsive në baste në ndeshjen miqësore të 14 nëntorit mes Maqedonisë dhe Kanadasë dhe pas intervistimit të arbitrit, UEFA ka vendosur që më të mos e caktojë Anton Genovin në ndeshje evropiane, derisa të përfundojnë hetime ndaj tij”, ka thënë zyrtari i UEFA-s, Rob Faulkner.
Të gjitha penalltitë janë referuar në pjesën e dytë, në fitoren 3:0 të Maqedonisë ndaj Kanadasë.
Goran Pandevi (Lazio) ka konkretizuar të dyja penalltitë për Maqedoninë, ndërsa Kanadaja i humbi dy penalltitë e saj. Iain Hume pati gjuajtur jashtë golit, ndërsa penalltia e Simeon Jacksonit ishte pritur nga portieri maqedonas.
Genov ka qenë në listën e referëve të FIFA-s që nga viti 1999.
Të hënën Federata e Futbollit e Bullgarisë (BFU) ka shkarkuar komisionin e referevë, për herë të dytë brenda 15 muajve, duke e arsyetuar këtë vendim me gabime të shumta që po bëhen nga arbitrat. Disa skuadra bullgare kanë kritikuar referimin këtë stinor, ndërsa skuadra kampione Levski Sofia, muajin e kaluar kishte bërë thirrje për shkarkimin e presidentit të Federatës së Futbollit, Borislav Mihaylov, dhe shefit të referëve, Dimo Momirov.
Muajin e kaluar ka dalë në shesh skandali i manipulimeve të futbollit, që është më i madhi në histori të këtij sporti. Policia gjermane kishte dalë me deklarata se ka zbuluar një rrjet të manipuluesve, me rreth 200 persona të dyshuar se operojnë në nëntë vende evropiane. Ky zinxhir i mafisë së basteve kishte tentuar të manipulonte afro 200 ndeshje, disa me sukses. Në mesin e skuadrave të dyshuara për manipulim janë edhe ato shqiptare Vllaznia e Shkodrës dhe Tirana. /kohanet

Shpërndaje:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • del.icio.us
  • TwitThis
  • Live
  • Postoje tek Ngjarjet
  • StumbleUpon
  • Technorati
Etiketat: ,

Komentoni