Home » Kampionati Italian » Pirlo i gëzuar për fitoren me Juventusin

Pirlo i gëzuar për fitoren me Juventusin

Andrea Pirlo, futbollist i Milanit ka arsye të shumta që të krenohet me fitoren e shënuar në Torino ndaj Juventusit.

Skuadra e tij, Milanit ka dhënë më të mirën, por Pirlo, si zakonisht edhe kësaj here është i matur me deklaratat e tij që ka dhënë për mediat italiane.

“Nuk është vendimtare, por ishte e rëndësishme t’i japim kuptim qëndrueshmërisë dhe ta ruajmë hapin me Interin pasi ata fituan një ditë më parë.

Tash duhet të vazhdojmë të ecim kështu dhe të vazhdojmë të ndjekim liderët. Shpresojmë të ngushtojmë diferencën sa më shumë që mundemi, pastaj do të shohim se çfarë do të ndodhë në derbi”, tha Pirlo.

Shpërndaje:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • del.icio.us
  • TwitThis
  • Live
  • Postoje tek Ngjarjet
  • StumbleUpon
  • Technorati
Etiketat: ,

Komentoni