Home » Futboll » Pires mendon se nuk përfundon kariera e futbollit ne moshën 30 vjet

Pires mendon se nuk përfundon kariera e futbollit ne moshën 30 vjet

Villarreal - Magazine - 23.01.2008 -Robert Pires ka reaguar ndaj kritikëve të cilët mendojnë se pas moshës 30-vjeçare lojtarët nuk janë në gjendje të luajnë në formën e tyre më të mirë.

“Kur një lojtar mbush 31 ose 32 vjet, duket se ai do t’i jep fund futbollit, por ata që mendojnë ashtu gabojnë, sepse futbollisti asnjëherë nuk harron si ta kontrollojë topin dhe si ta mposhtë portierin”.

“Për mua mosha nuk ka rëndësi. Secili njeri njeh trupin e vet dhe fatmirësisht unë nuk kam pasur lëndime këtë sezon”.

“E di se çdo vit shtesë është më i vështirë, por derisa koka ime është mirë, trupi im reagon. Jam i kënaqur me mënyrën se si shkojnë gjërat, por e di se nuk do të mund të luaj përgjithmonë”, ka thënë anësori i Villarrealit për Marca.

Shpërndaje:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • del.icio.us
  • TwitThis
  • Live
  • Postoje tek Ngjarjet
  • StumbleUpon
  • Technorati

Komentoni