Home » Futboll » Pique gati për rinovimin e kontratës

Pique gati për rinovimin e kontratës

Mbrojtësi spanjoll Gerard Pique gjatë kësaj jave edhe zyrtarisht pritet të rinovojë kontratën me skuadrën e Barcelonës, shkruan të hënën gazeta spanjolle “AS”.

Me kontratën e re që do të zyrtarizohet Pique do të luajë në stadiumin “Camp Nou” deri në qershorin e vitit 2014. Pique 22-vjeçar te Barcelona u transferua në qershorin e vitit 2008 nga Manchester Unitedi, ndërsa kontrata aktuale i skadon në vitin 2012.

Me firmosjen e kontratës së re, Pique do të ketë pagë vjetore prej pesë milionë eurosh, ndërsa klauzola e lirimit të tij prej 50 milionë eurosh do të ngritet në 150 milionë euro për skuadrat e interesuara për të.

“Pique është njëri ndër mbrojtësit më të mirë në botë dhe është në radhë për ta rinovuar kontratën, pasi këtë plotësisht e ka merituar”, ka thënë presidenti i Barcelonës, Joan Laporta./kohanet

Shpërndaje:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • del.icio.us
  • TwitThis
  • Live
  • Postoje tek Ngjarjet
  • StumbleUpon
  • Technorati
Etiketat: ,

Komentoni