Home » Kampionati Italian » Përfundon sezoni për Mexes

Përfundon sezoni për Mexes

Sezoni aktual ka përfunduar më herët për mbrojtësin e Romës, Philippe Mexes, i cili ka dëmtuar ligamentet e gjurit në humbjen prej 2-0 nga Juventusi.

Francezi pësoi një dëmtim të ligamentit kryesor të gjurit të majtë, ndërsa klubi ka konfirmuar se ai do të mungojë në pjesën e mbetur të sezonit.

Sipas komunikatës së lëshuar nga Roma, Mexes do t’i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjike për ta rregulluar këtë problem.

Koha e rikuperimit nuk është saktësuar, ndërsa sipas La Repubblica, mbrojtësi pritet të mungojë rreth katër muaj.

 

Shpërndaje:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • del.icio.us
  • TwitThis
  • Live
  • Postoje tek Ngjarjet
  • StumbleUpon
  • Technorati
Etiketat: ,

Komentoni