Home » Futboll » Përballja e gjigantëve botërorë: Gjermani vs Brazil

Përballja e gjigantëve botërorë: Gjermani vs Brazil

Të dhëna karakteristike për miqësoren ndërmjet gjiganteve botërorë, që do te zhvillohet të mërkurën, me fillim nga ora 20:45, në stadiumin Mercedes Benz Arena, në Stuttgart të Gjermanisë.

Tre herë kampioni i botës, Gjermania, do të takohet me pesë herë kampionin botëror, Brazilin, në një miqësore.

Këto dy skuadra takohen pas gjashtë viteve, ndërkohë që për herë te fundit janë takuar në qershor te vitit 2005, në gjysmëfinalen e Kupës së Konfederatave, kur Brazili e mposhti Gjermaninë me rezultat 3-2, në Nuremberg.

Gjermania nuk e ka mposhtur Brazilin që nga viti 1993, kur e pati mposhtur për herë të fundit në Këln me rezultat 2-1, kurse në 20 takimet ndërmjet këtyre dy kombëtareve, Gjermania ka fituar vetëm 3 herë, 5 herë ka barazuar dhe ka pranuar 12 humbje.

Ndeshja do te zhvillohet në Stuttgart ne stadiumin e saporenovuar, Mercedes-Benz-Arena, i cili ka një kapacitet prej  54.767 ulësesh.

Me një dallim prej dhjetë pikësh në krye të grupit të tyre në kualifikimet e Uefa-Euro 2012, Gjermania e ka siguruar vendin në turneun e vitit të ardhshëm në Poloni dhe Ukrainë, por synon ta mund Brazilin për të rritur besimin.

“Ata janë një nga kombet më të suksesshme të futbollit në botë dhe gëzojnë të gjithë reputacionin e të luajturit futboll shumë tërheqës dhe asnjë ekip tjetër nuk ka ndonjë koleksion të tillë të individëve të shquar në radhët e tij”, tha trajneri gjerman Joachim Low.

Gjermania përfundoi e treta në FIFA World Cup 2010, duke u mundur nga Kampioni i Botës, Spanja, por jo vetëm në botëror është mundur nga kjo kombëtare, pasi edhe në Euro 2008 është mposhtur pikërisht nga kjo kombëtare. Por, menaxheri i ekipit gjerman, Bierhoff, ndjen se tani është koha për Gjermaninë për të treguar veten, duke e mposhtur Brazilin.

“Lojtarët si Bastian Schweinsteiger dhe Philipp Lahm, janë ngopur tashmë me vende të dyta dhe të treta”, tha Bierhoff.

“Tani është koha për të fituar një titull dhe unë shpresoj se brezi i artë i spanjollëve është duke u lodhur”.

Brazili është në kërkim të një epoke të re, pas eliminimit nga Copa America, në çerekfinale, nga  Paraguaji. “Ne do të fillojmë një fazë të re”, tha trajneri Mano Menezes.
“Është një ndeshje miqësore, por është edhe një ndeshje e nivelit të lartë kundër Gjermanisë në Gjermani. Ne jemi një ekip i ri dhe lojtarët tanë tani kanë një turne të rëndësishëm në kurrizin e tyre”, tha ai.

Dy brazilianët që luajnë në Bundesligë, Luiz Gustavo dhe Renato Augusto, kanë qenë të emëruar në skuadër, por Lucas Leiva dhe David Luiz janë lënë jashtë.
Luiz ka të lënduar gjurin e tij të majtë, ndërsa Leiva ka karton të kuq ndaj Paraguait, në Copa America, por Menezes pret gjëra të mëdha nga Gustavo, i cili është thirrur për herë të parë.

“Luiz Gustavo është një i majtë i shpejtë, i cili ka kapacitet për të hapur anën e majtë të fushës,” tha Menezes. “Ai ka pasur disa rezultate të mira në Gjermani në këto tre vitet e fundit”.

Lowe i ka thirrur edhe Ilkay Gundogan nga Borussia Dortmund dhe Marco Reus nga Moenchengladbach. Ndërsa, pjesa tjetër e skuadrës është e mbushur me lojtarë të cilët luajtën në Afrikën e Jugut 2010, duke përfshirë kapitenin Lahm, portierin Manuel Neuer dhe mesfushorin Schweinsteiger.

Gjithashtu, edhe braziliani i lindur në Stuttgart, Cacau, ka qenë i thirrur për t’u përballur me vendlindjen e tij, ndërsa sulmuesi veteran i Lazios, Miroslav Klose, është i vetmi lojtar që është lënë jashtë. (LajmeShqip.com)

Shpërndaje:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • del.icio.us
  • TwitThis
  • Live
  • Postoje tek Ngjarjet
  • StumbleUpon
  • Technorati

Komentoni