Home » Skijim » Për shkak të mjegullës anulohet gara në lëshim

Për shkak të mjegullës anulohet gara në lëshim

skijim-femratEdhe pas tri shtyrjeve të terminit të garave në lëshim në konkurrencën e femrave që ishte në programin e së shtunës për Kupën e Botës në qendrën e skijimit në Val d’Isere të Francës, organizatorët u detyruan ta anulojnë në tërësi garën.

Shkaku kryesor i anulimit të lëshimit ishte mjegulla e madhe dhe moti i ligë që po mbretëronte të shtunën dhe mbase kjo garë do të mbahet në një datë dhe vend tjetër, por që ende organizatorët nuk kanë saktësuar se kur dhe ku do të zhvillohet gara.

Në të vërtet me insistimin e skiatores amerikane Lindsey Voonn, e cila edhe është kryesuese e renditjes së përgjithshme bashkë me Maria Riesch me pikë të njëjta, gara nisi herën e tretë, por shikueshmëria e dobët dhe mjegulla detyruan organizatorët që ta ndërpresin garën ende pa filluar mirë, me qëllim të ruajtjes së skiatoreve prej çfarë do të papriture dhe lëndimi.

Shpërndaje:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • del.icio.us
  • TwitThis
  • Live
  • Postoje tek Ngjarjet
  • StumbleUpon
  • Technorati
Etiketat:

Komentoni