Home » Volejboll » Për dy arsye kalon në Universitet

Për dy arsye kalon në Universitet

Pothuajse gjatë verës së vitit 2009, volejbollistja Shemsije Asllanaj, e kishte përfunduar karrierën, kur pësoi një lëndim të rëndë në unazën kurrizore të shpinës.

Falë zotit brenda dy muajve arriti të shërohet dhe të çohet në këmbët e veta. E kaloi lëndimin e rëndë dhe e stabilizojë vetën, kësisoj vendosi që të rikthehet sërish në volejboll. Shemsije Asllanaj, volejbollistja më e mirë e vitit 2009 e shpallur nga Federata e Volejbollit e Kosovës, kaloi në radhët e Universitetit të Prishtinës.

Ky klub në stinorin vjeshtor nuk i ka pasur ambiciet bindëse për titullin e kampionit dhe trofeun kupës së Kosovës, por me ardhjen e Shemës, mundësit janë bindëse që t’i fitojnë të gjitha trofetë. Trajneri Bahri Gjinovci, ndihet i gëzuar që ka arritur të bëj transferin më të mirë. “Me Shemsijen kemi nënshkruar kontratë gjashtëmujore apo thënë më thjeshtë deri në fund të kampionatit.

Ardhja e saj në klubin tonë na bën favorit kryesor dhe jam më së i bindur nuk ka kush të na ndalë më. Kemi bë ekip të kompletuar dhe kupa dhe titulli do të jenë pronë e jona”, tha Gjinovci. Shemsije Asllanaj ka thënë se janë dy arsye mbase të forta që ka kaluar në radhët e klubit të Universitetit që është edhe pjesë e Fakultetit të Kulturës Fizike.

“E para, vendosa të kaloi në KV Universitetit për shkak të studimeve dhe të jem më afër fakultetit. E dyta, më lidh Universiteti edhe me vajzën e axhës, Marigona, e cila luan me sukses për Universitetin. Kështu që e kam parë të arsyeshme që të jem pjesë e kësaj skuadre me gjithë ofertën e mira nga KV Kastrioti i Ferizajt”, theksoi Shema.

Ajo si konkurrentë e llogarit Kastriotin, por sipas saj, Universiteti tash është më i fortë dhe mund ta mund ish skuadrën e saj-Kastriotin, që i fitoi dy trofetë me të (kupën dhe titullin). Menaxheri i klubit të Kastriotit, Abedin Ibrahimi, e ka përgëzuar për kalim në Universitet.

“Nuk ka asgjë të keqe pse Shema është shkuar në Universitet. Ajo nuk ka pasur kontratë dhe ka menduar se më mirë do të ketë atje për shkak të studimeve në fakultet. Për Shemën mund të them se është volejbollistja më e mirë në Kosovës dhe që të gjithë krenohem me të.

Një volejbolliste sikur Shema duhet punuar me vite që të bësh të kalibrit të tillë. Kastrioti edhe pa Shemën u bë kampion vjeshtor dhe besoj se edhe do të mbrojmë kupën dhe titullin e kampionit”, tha Ibrahimi.

Shpërndaje:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • del.icio.us
  • TwitThis
  • Live
  • Postoje tek Ngjarjet
  • StumbleUpon
  • Technorati

Komentoni