Home » Futboll » Pep Guardiola në Manchester City

Pep Guardiola në Manchester City

Pep Guardiola në Manchester CityNë rast se largohet nga Bayern Munich pas përfundimit të këtij sezoni, trajneri Pep Guardiola mund të emërohet menaxher i ri i Manchester Cityt.

Trajneri i Bayern Munichut, Pep Guardiola, spekulohet se mund të largohet nga klubi në fund të këtij sezoni.

Edhe pse ka kontratë me gjigantin bavarez deri në verën e vitit 2016, Guardiola mund të mos e vazhdojë qëndrimin e tij në Allianz Arena përtej këtij edicioni.

Ndërsa, sipas të përditshmes gjermane “Sport Bild”, Guardiola është kandidat për pasardhës të Manuel Pellegrinit në krye të Manchester Cityt.

Pellegrini nuk pritet të mbetet në detyrë pas këtij sezoni dhe Guardiola mund të jetë një zëvendësues i denjë i kilianit.

Shpërndaje:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • del.icio.us
  • TwitThis
  • Live
  • Postoje tek Ngjarjet
  • StumbleUpon
  • Technorati

Komentoni