Home » Kampionati Spanjoll » Pep Guardiola: Messi dhe Neymar do të përshtaten

Pep Guardiola: Messi dhe Neymar do të përshtaten

Trajneri legjendar i Barcelonës, Pep Guardiola, ka thënë se përkundër faktit se janë të nacionaliteteve të ndryshme dhe me pretendime të njëjta, Messi dhe Neymar do të përshtaten në Camp Nou.

Shumë kritikë kanë vënë në pikëpyetje partneritetin e Messis dhe Neymarit, por Guardiola i ka hequr të gjitha dyshimet.

“A do të përshtaten Messi dhe Neymar? Lojtari më i mirë i të gjitha kohërave përkrah një futbollisti të shkëlqyer? Jam i sigurt se ata do të funksionojnë së bashku”.

“Barcelona dhe Spanja kanë përfituar shumë nga gjatësia e suksesit. Nuk është e pazakont humbja e Spanjës nga Brazili, pasi ata është dashur të humbin dikur. Mosha do t’iu zë, por kombëtarja ka të ardhme të ndritur. Trajnerët e futbollit spanjollë punojnë shumë mirë me të rinjt dhe me talentin që ata kanë, nuk jam i brengosur”.

“Barcelona ka fituar 100 pikë sezonin e kaluar, që është fantastike. Filozofia e Johan Cruyff jeton ende dhe do të jetë ende e instaluar në mentalitetin e lojtarëve katalanas”, ka deklaruar Guardiola.

Shpërndaje:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • del.icio.us
  • TwitThis
  • Live
  • Postoje tek Ngjarjet
  • StumbleUpon
  • Technorati
Etiketat:

Komentoni