Home » Kampionati Gjerman » Pep Guardiola krenar me Bayernin

Pep Guardiola krenar me Bayernin

“Arkitekti” spanjoll i Bayernit, Pep Guardiola, projektoi formacionin e radhës fitues përballë Werder Bremenit. Duket qartë që ish-trajneri i Barcelonës nuk pajtohet me thënien që: ekipi fitues nuk ndryshohet, sepse ai në çdo ndeshje bën ndryshime.

Pas fitores 7-0, Guardiola u shpreh: “Më duhet t’i falënderoj lojtarët, sepse ata zhvilluan një ndeshje shumë të mirë. Ndihem krenar që jam trajner i këtij ekipi, si dhe njëkohësisht ndihem i nderuar që ndodhem sot këtu në këtë stadium.

E di shumë mirë që Werderi mund të luajë më mirë se kaq, por në një ditë të mirë si kjo e sotmja, askush nuk mund të rezistonte më shumë”, – tha Guardiola.

Shpërndaje:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • del.icio.us
  • TwitThis
  • Live
  • Postoje tek Ngjarjet
  • StumbleUpon
  • Technorati
Etiketat:

Komentoni